22.8 C
Skopje

Ministri Sali: Çertifikatat e vaksinimit në RMV nuk do të hiqen

“Maqedonia është në valë të re të koronavirusit dhe numri i të infektuarve nuk po ulet, megjithatë nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese”.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, i cili shtoi se gjendja e me pandeminë ndiqet me vëmendje dhe se nuk do të ketë heqje të ceritifikatave të vaksinimit, masë që ka filluar të zbatohet në disa vende evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Bekim Sali ka bërë të ditur se vazhdon të ketë komunikim me homologun e tij nga Kosova, në lidhje me masat në kufi për hyrje në Kosovë.

Ai tha se ministri i Kosovës i ka thënë se nuk ka parakushte për lehtësimin e hyrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë.

“Situata ende është alarmante dhe nuk ka parakushte për të lehtësuar hyrjen në atë shtet (Kosovën)”, tha Sali.

Ndërkaq Kosova nga 24 janari ka vënë në fuqi vendimin që hyrjet në territorin e saj të bëhen vetëm me tre doza të vaksinës anti-Covid apo me dy doza të vaksinës dhe test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë./Telegrafi/

TË FUNDIT

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski sot takon Selën

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11...

Ganiu: Sot po festojmë ditëlindjen e 246 të djepit të demokracisë, lirisë e prosperitetit

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu ka uruar ditëlindjen e 246 të Amerikës. Sipas Ganiut, kjo festë sa ka rëndësi për amerikanët po aq...