22.8 C
Skopje

LSI nuk e njeh Bashën si kryetar të PD-s, koalicionojnë me Sali Berishën

Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk e njeh Lulzim Bashën kryetar të PD-së. Në reagimin e parë, pasi Sali Berisha shpalli koalicionin me këtë forcë politike, LSI deklaron se do të jenë “të gjithë bashkë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë”.

I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë” thotë LSI.

Por cfarë tha Sali Berisha?

Ditën e sotme ish-kryeministri pasi prezantoi kandidatët për 6 bashkitë konfirmoi aleancën me LSI-në. “Pa diskutim LSI do të jetë. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që përcakton ligji. Jemi në negociata edhe me parti të tjera. Koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” tha ai.

Por si reagoi Lulzim Basha?

Partia Demokratike frontin Berisha-Kryemadhi e cilësoi, “koalicioni non grata”.

Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën. Berisha në zgjedhje me Kryemadhin, PD: Koalicioni non grata s’do e mbajë Shqipërinë në vendnumëro”, shkruan PD.

/Abcnews.al

TË FUNDIT

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...