Grubi: Sasi shtesë e energjisë elektrike do të sigurohet nga prodhimi vendor

0
82

Shkup-31 janar – Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, ka informuar se në kuadër të seancës së 9-të, Qeveria ka miratuar informacionin në lidhje me Planin për prodhim të Shoqërisë Aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, në pronësi të shtetit, për muajin shkurt dhe mars 2022.

 

“Në kuadër të seancës së 9-të të Qeverisë, vendosëm të vazhdojmë masën për sigurimin e sasisë shtesë të energjisë elektrike nga prodhues vendor edhe për dy muaj, miratuam informacionin në lidhje me planin për prodhim të Shoqatës Aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, Te-To”ASH-Shkup të punojë shtatë ditë në javë gjatë periudhës kohore prej 00:00 deri në ora 24:00 të ditës së nesërme”, njoftoi Grubi.

 

“SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup do ta blejnë energjinë e prodhuar të Shoqërisë për prodhim të energjisë elektrike dhe të ngrohjes “Te-To” ASh Shkup në përputhje me të drejtat dhe detyrimet nga marrëveshja e ndërsjellë për blerjen e energjisë elektrike”, ka shkruar zv.kryeministri i parë, Artan Grubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here