28.8 C
Skopje

Ahmeti: Zahiri, Edmondi dhe Hakifi i dhanë shpirt e forcë qëndresës kombëtare

Shkup, 31 janar -Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar tre dëshmorët e kombit, Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun në 25 vjetorin e vdekjes së tyre.

Në statusin e tij në rrjetin social  Facebook, Ahmeti ka shkruar:

“Pushkët e lirisë dhe rënia heroike e ZahirPajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut 25 vjet më parë ishin kushtrim lirie që i dhanë shpirt e forcë edhe më të madhe qëndresës sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Flakadani i atdhedashurisë së tyre qëndron i pashuar ndër ne dhe mbi themelet e sakrificës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve qëndron sot e lirë dhe krenare Kosova jonë. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit!”

TË FUNDIT

Shpejtim Bajoku, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen të Oran Të Algjerisë. Megjithëse humbi, Bajoku e ka fituar medaljen...

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...