Pas fiaskos në Zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe çdo ditë e më shumë po kërkohet përgjegjësi nga kreu i partisë Zijadin Sela dhe sekretari i saj gjeneral Arben Taravari, i cili është dorëhequr para pak javëve gojarisht, por a do të mbajë fjalën dhe të tërhiqet nga politika apo do të vijë në krye të kësaj partie, ende nuk dihet.