Heshtje e madhe po ndodh në Lëvizjen Besa pas dorëheqjeve të shumta që kanë ndodhur këto ditë ku anëtarë dhe drejtues të strukturave të kësaj partie kanë dhënë dorëheqje pas aderimit të Fatmir Limanit në këtë subjekt politik.
Ndonëse ditëve të fundit kanë ndodhur dorëheqje të shumta në këtë subjekt politik dhe struktura e saj në Shkup e më gjerë për shkak të pakënaqësive të mëdha, Kasami dhe Hoxha nuk e kanë parë të rrugës që të dalin me ndonjë qëndrim.
Deri kur do të vazhdojë kjo heshtje e tyre nuk dihet, edhe pse ditëve në vazhdim paralajmërohet tërheqje dhe dorëheqje edhe anëtarëve të tjerë nga ky subjekt politik.