Të shtëna me armë në Vizbeg, një person është plagosur në këmbë

0
113

Në lagjen Vizbeg të Shkupit, mbrëmë një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të katër personave, ku një person ka mbetur i lënduar në këmbë, njofton MPB.

“Mbrëmë në ora 20:30 është raportuar se në lagjen Vizbeg të Shkupit, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të O.I.(36) ngaVizbegu, N.G (27) nga Shkupi, V.N (40) nga Kumanova dhe E.R (20) nga Shkupi. E.R ka mbetur i plagosur në këmbë, më pas është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën. Naumi Ohridski” për t’i ofruar ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here