Ministri Sali u bën thirrje laboratorëve: Ulni çmimet e testeve për Covid-19

0
114

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tha se sipas të dhënave ditore pandemia në vendin tonë jep shenja qetësimi, me zvogëlim të përditshëm të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital dhe se nuk ka nevojë për masa konkrete ndaj laboratorëve. Ndaj ai, vetëm u bëri thirrje atyre që të marrin masa dhe të ulin çmimet e testimit për kovid.

Ministri Sali thotë se është iniciuar një takim me të gjitha instancat që ndikojnë në çmimin përfundimtar të testeve të kovid dhe pret përgjigje pozitive, mirëkuptim dhe gatishmëri për uljen e këtyre çmimeve.

“Ka më shumë palë të interesuara – importuesit, shitësit me shumicë, laboratorët dhe Fondi Shëndetësor dhe ne jemi në kontakt me Fondin përmes të cilit kontaktojmë importuesit dhe shitësit me shumicë”, tha Sali.

Bekim Sali, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse po bëhet diçka për të ulur këtë barrë mbi qytetarët, duke qenë se testet e Kovidit në laboratorët private kanë çmime të larta dhe a ka mundësi që shteti të marrë përsipër menaxhimin e këtyre laboratorëve si në disa vende, ai tha se nuk ka nevojë për masa konkrete për laboratorët, vetëm apeloi që të marrin masa dhe të ulin çmimet e testimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here