Grubi: E ardhmja e RMV-s dhe Kosovës është Europa

0
92

Sot me datë 29, kryeministri Kurti ka pritur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, zv.kryeministrin e parë Grubi dhe ministrat tjerë. Temë diskutimi kanë qenë disa çështje me të cilat do të punohet dhe realizimi i tyre të jetë në të ardhmen e afërt.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Grubit:

Të udhëhequr nga kryetari Ali Ahmeti bashkë me kolegët ministra dhe drejtorin e ndërmarrjes së rrugëve shtetërore të vendit tonë qëndruam sot për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku dhe realizuam takim me kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.
Para sfidave të përbashkëta të krizës energjetike, situatës shëndetësore dhe për realizimin e projekteve të ndërlidhjes sonë infrastrukturore si Rruga Tetovë – Prizren, Autostrada Prishtinë – Bllacë – Shkup, Lidhja Brezovicë – Kodra e Diellit dhe kalimit të përbashkët kufitar duhet të qëndrojmë në vazhdimësi institucionalisht të koordinuar.
Drejt synimit të përbashkët për integrim në Bashkimin Europian shprehëm edhe përkrahjen tonë për tejkalimin sa më të shpejtë të kontestit të Kosovës me Serbinë me epilog njohjen e ndërsjelltë. E ardhmja jonë e përbashkët është Europa!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here