Grubi: Dëshmi e rrugës së përbashkët me shtetin bullgar janë projektet konkrete që po afirmojmë

0
106
Zëvendëskryeministri i parë Grubi së bashku me eurodeputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk dhe kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu vizituan shkollën fillore “Ismail Qemali”. U zyrtarizua binjakëzimi mes kësaj shkolle dhe SH.F. “Emilian Stanev” nga Veliko Trnovo e R. së Bullgarisë.
Më poshtë e keni statusin e plotë të Grubit të postuar në Facebook:
Bashkë me eurodeputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk dhe kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu vizituam shkollën fillore “Ismail Qemali” kësaj rradhe për të zyrtarizuar binjakëzimin e kësaj shkolle të vendit tonë me shkollën fillore “Emilian Stanev” nga Veliko Trnovo e Republikës së Bullgarisë, bashkëpunim që ka edhe përkrahjen e fuqishme të Parlamentit Europian.
Ky projekt konkret që sot bashkë e afirmuam është dëshmi e rrugës së përbashkët që po e ndjekim me shtetin bullgar për perspektivë më të madhe zhvillimore në çdo sferë të jetës shoqërore dhe për të njohur më mirë njëri tjetrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here