Me mbështetjen e fuqishme të Parlamentit Evropian, Shkolla “Ismail Qemali” e Çairit dhe Shkolla “Emilian Stanev” e Veliko Tërnovës, Bullgari nisën sot bashkëpunimin.
Sot bashkë me eurodeputetin bullgar Ilhan Kyçuk, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin, deputeten Monika Zajkova, kryetarë komunash, drejtorë shkollash dhe mësimdhënës nga Bullgaria vizituam SHFK “Ismail Qemali” me ç’rast edhe zyrtarizuam binjakëzimin e kësaj shkolle nga Çairi me shkollën “Emilian Stanev” nga Veliko Tërnova e Bullgarisë.
Kjo nënkupton se edhe zyrtarisht nga sot këto dy shkolla, por edhe këto dy vendbanime Çairi dhe Veliko Tërnova, hapin një kapitull bashkëpunimi në fushat që do të jenë me interes të përbashkët.
Dhe gjithsesi bashkëpunimet e tilla janë mënyra më e mirë e mundshme që bashkërisht të ecim përpara dhe mbi të gjitha të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve të të dy vendeve tona.
Eurodeputeti Kyçuk në SHK “Ismail Qemaili” qëndroi edhe para disa javëve, ku paralajmëroi një bashkëpunim të tillë.