Eksluzive: Albin Kurti pret Ali Ahmetin me ekipin e tij

0
105

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti së bashku me ministrat e BDI-së sot ka takuar në Prishtinë kryeministrin Albin Kurti ku kanë biseduar për shumë tema.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Ahmetit të cilin e ka postuar në rrjetin social Facebook:

Është jetike për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian duke përkrahur njëra tjetrën, prandaj sot në Prishtinë u ulëm në tavolinën e përbashkët të punës me kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.
Me veprim institucionalisht të koordinuar do të arrijmë që për kohë të shpejtë të realizojmë projektet madhore të ndërlidhjes më efikase kombëtare mes nesh, si rrugën Tetovë – Prizren, autostradën Prishtinë – Bllacë – Shkup, kalimin e përbashkët kufitar, si dhe të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik dhe atë turistik mes Kodrës së Diellit dhe Brezovicës.
Vazhdojmë të qëndrojmë në përkrahje të Kosovës në drejtim të gjetjes së zgjidhjes me Serbinë përmes njohjes së ndërsjelltë si proces i rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën e zhvillimit të mbarë rajonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here