32.8 C
Skopje

Ekrem Hyseni u zgjodh kryetar i ri i LDK-së në Podujevë

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë.

Në kuvendin e kësaj partie të mbajtur sot, 75 delegatë kanë votuar pro zgjedhjes së Hysenit.

Kryetari i ri i kësaj dege, pas emërimit të postit të ri i ka falenderuar të gjithë ata që po i qëndrojnë besnik LDK-së dhe se sot me zgjedhjen e tij kryetar i kanë dhënë dimension tjetër kësaj dege.

”Sot, delegatët e Kuvendit të Degës së LDK-së në Podujevë të mbledhur në një Kuvend të Jashtëzakonshëm, e të thirrur me iniciativën e 59 prej tyre më dhanë nderin më të madh të jetës time, duke më zgjedhur Kryetar të Degës së LDK-së në Podujevë në një proces të rregullt e demokratik. E di shumë mirë situatën në të cilen ndodhemi, por kami bindjen e plotë që në këtë rrugëtim të përbashkët, do të rezultojmë suksesshëm. Të dashur anëtarë dhe simpatizantë, së shpejti do të mblidhemi prap, për ta prezantuar Platformën time me objektiva të qarta të cilat do ta funksionalizojnë degën në secilin segment të saj dhe do ta bëjnë të rëndësishëm, e pjesëmarrës secilin anëtarë të LDK-së”, ka shkruar Hyseni në ”Facebook”.

Në kuvendin zgjedhor nuk ishte ish-kryetari i degës, Agim Veliu i cili i kishte reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut kur ai thirri Kuvendin e jashtëzakonshëm të degës së kësaj partie në Podujevë.

Veliu përmes një postimi në ”Facebook”, ka shkruar se Abdixhiku ka shkelur statusin e LDK-së duke e thirr këtë kuvend.

”Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërshtar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, nuk mora pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë”, ka shkruar Veliu.

Sipas këtij të fundit kjo që po bën Abdixhiku, me misionarët anti LDK të mbledhur rreth vetes, nuk është asgjë tjetër veçse një proces i shkatërrimit të degës në Podujevë, bastionit të fundit të LDK-së./21Media

TË FUNDIT

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...