Rastet e reja, fëmijët mbi 10 vjeç më të prekurit

0
99

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 3 mijë e 617 raste të reja me COVID-19, nga 13 mijë e 928 testime të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i lartë i të infektuarve i takojnë grupmoshës 10 deri 19 vjeç – 724 raste të reja.

Prej tyre, 382 persona janë të gjinisë mashkullore, kurse të asaj femërore 342 persona.

Rastet e reja nga kjo grupmoshë janë nga komunat: 102 nga Prizreni, 93 nga Peja, 83 nga Gjilani, 82 nga Prishtina, 58 nga Lipjani, 30 nga Ferizaj, 28 nga Suhareka, 26 nga Gjakova, 25 nga Podujeva, 22 nga Kamenica, 21 nga Fushë Kosova, 17 nga Istogu, 16 nga Skenderaj, 14 nga Vushtrria, 14 nga Shtimja, 13 nga Deçani, 12 nga Mitrovica, nga 11 në Viti, Rahovec dhe Obiliq, 9 nga Klina, 8 nga Gllogoci, 5 nga Malisheva, 4 në Junik, nga 3 në Dragash dhe Kaçanik, 2 në Mamushë dhe 1 në Novobërd.

Po ashtu numër i lartë i infektimeve është edhe në grupmoshën 0 deri 9 vjeç – 189 raste.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot ka njoftuar se nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijë të infektuar me COVID-19.

Zëvendësministrja Edona Maloku – Bërdyna ka bërë thirrje për respektim të masave në shkolla dhe për vaksinim të fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare./21Media

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here