Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami sot me ekipin e tij ka vizituar rrugën “Strasho Pinxhur” ku ka parë nga afër problemet e shfaqura në këtë rrugë.
Kasami tha se ka filluar rikonstruimin qysh përpara zgjedhjeve lokale. Kasami më tutje shtoi se në këtë rrugë do të bëhet rikonstruimi i rrjetit të ujësjellsit si dhe kanalizimi fekal e atmosferik.
Ky vit do të jetë vit i punës. Bashkërisht do ta ndërtojmë dhe zhvillojmë qytetin tonë!