Polonia do të ndërtojë mur në kufirin me Bjellorusinë

0
47

Polonia filloi të martën ndërtimin e një muri kufitar me Bjellorusinë për të kontrolluar migrimin ilegal midis dy vendeve. Kështu tha roja kufitare polake.

Barriera, e cila do të jetë rreth 5.5 metra e lartë dhe përfundimi i së cilës është planifikuar për në qershor, do të shtrihet përgjatë 186 nga 399 kilometrat e kufirit të përbashkët mes dy vendeve dhe është buxhetuar në rreth 340 milionë euro, nga të cilat rreth 24 milionë korrespondojnë me instalimi i masave të mbikëqyrjes elektronike, transmeton rtv21.tv.

Vendimi për ngritjen e një muri kufitar u mor në nëntor të vitit 2021, në kulmin e valës së migrimit që sipas Varshavës, bëri që dhjetëra mijëra njerëz të përpiqeshin të hynin ilegalisht në territorin polak përmes Bjellorusisë me ndihmën e autoriteteve të këtij vendi.

Qeveria polake e përshkroi situatën si një “luftë hibride” dhe vendosi të mbrojë kufirin me 15,000 policë dhe personel ushtarak. Përveç kësaj, ajo ashpërsoi ligjet e saj të imigracionit për të lejuar dëbimet “të nxehta” dhe refuzimin e kërkesave për azil në shumicën e rasteve.

Midis tetorit të vitit 2021 dhe janarit 2022, pati më shumë se 40,000 përpjekje të dështuara për infiltrim të paligjshëm nga Bjellorusia dhe të paktën një duzinë njerëzish humbën jetën në përpjekje, për shkak të temperaturave të ulëta, sëmundjes ose dehidrimit.

Aktualisht, qasja e lirë në perimetrin e kufirit është e ndaluar për çdo jorezident, përfshirë gazetarët dhe organizatat humanitare, si dhe ka një gardh rreth katër metra të lartë, i cili, së bashku me temperaturat e ulëta të dimrit, i ka penguar emigrantët të përpiqen të kalojnë kufirin./21Media

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here