31.8 C
Skopje

Ministri Çupi takon ish ministrin Ademi: Diaspora ka rol vendimtar

Takimin e parë si Ministër pa resor – përgjegjës për Diasporë e realizova pikërisht me ish Ministrin e Diasporës, tashmë Këshilltar i Kryeministrit për Çështje të Jashtme, z. Edmond Ademi.

Takimi ishte i një rëndësie të madhe pasi z. Ademi njihet si ministër i parë – përgjegjës për Diasporë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por njëherit edhe iniciator për përpilimin e Strategjisë shtetërore për Diasporë. Në bisedë theksova se si Ministër në detyrë do bëj çka është e mundur në implementimin e planeve aksionare të strategjisë, shumë prej të cilave nuk u realizuan për shkak të pandemisë që kaploi botën.

Diaspora ka një rol vendimtar për Republikën e Maqedonisë së Veriut në shumë aspekte, andaj pozita ime horizontale si Ministër pa resor, por që mund të ketë bashkëpunime me të gjitha resorët dhe institucionet relevante, do mundësojë që lidhja me diasporën të fuqizohet në disa fusha: në promovimin e kulturës dhe identitetit tonë në vendet e huaja; në krijimin dhe ruajtjen e lidhjeve të afërta të diasporës me shtetit amë; me ndihmën financiare që do jep shteti jonë për aktivitetet e organizatave që veprojnë në diasporë, e shumë aktivitete të tjera.

Me këto detyra zyrtare, por edhe me shumë projekte të tjera që do ti shpalosi ditët në vijim, synoj të fuqizoj lobin e diasporës tonë por gjithashtu edhe promovimin e shtetit me qëllim inicimin e bashkëpunimeve ndërshtetërore.

TË FUNDIT

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...

Abdixhiku: Thellimi i bashkëpunimit me Greqinë, interes reciprok

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,(LDK), Lumir Abdixhiku, të mërkurën e 29 qershorit, ka pritur në takim njoftues, shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë...

Pendarovski: RMV-ja përballet me kërcënime hibride ruse nga viti 2018-të

Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia, u shpreh presidenti Stevo Pendarovski, në hyrje të Samitit të NATO-s...