22.8 C
Skopje

Kush është sipërmarrësi që vendosi eksplozivin tek shtëpia e Dukës?

Arlen Hasanaj është sipërmarrësi që dyshohet se vendosi lëndën plasëse në derën e jashtme në shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armando Duka.

Ndaj 34-vjeçarit, rëndon akuza e “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Hasanaj , banor i lagjes 4 të qytetit bregdetar nuk dihet nëse ka konflikt me Armando Dukën.

Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke vënë eksplozivin dhe më pas u largua në rrugën paralele me portin duke hipur në një automjet tip ML të cilin e ka lëvizur pak metra. I riu me kapuç është parë të futet në një pallat të njohur në Durrës.

Kanë mjaftuar këto pamje për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit përmes targës së automjetit. Nga veprimet hetimore rezulton se Hasanaj është banor i pallatit ku kamerat e sigurisë e kanë fiksuar natën e së hënës duke hyrë e dalë. Ai është një person pa precedent penal./Top Channel

TË FUNDIT

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski sot takon Selën

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11...

Ganiu: Sot po festojmë ditëlindjen e 246 të djepit të demokracisë, lirisë e prosperitetit

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu ka uruar ditëlindjen e 246 të Amerikës. Sipas Ganiut, kjo festë sa ka rëndësi për amerikanët po aq...

Byrnes: SHBA mbështet bisedimet në RMV mbi propozimin francez

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes përmes një shkrimi në Twitter ka shprehur mbështetjen për bisedimet e brendshme që po zhvillohen...