29.8 C
Skopje

Kosova dhe Shqipëria, renditja botërore sipas kostos së jetesës

Në raport me New York-un, kosto e jetesës në Tiranë në janar 2022 rezultoi 5 pikë përqindje më e lirë se vitin e kaluar, sipas përllogaritjeve të “Numbeo” databaza më e madhe në botë për kostot së jetesës.

 

Shqipëria u rendit në vendin e 99 në 136 vende, me përmirësim 10 vende nga janari 2021 (numri 1 është më i shtrenjti).

Përllogaritjet e këtij viti tregojnë se në Shqipëri kostot e jetesës janë sa 35,5 % e shpenzimeve që duhen për të jetuar në New York (pa përfshirë Tiranën ishin sa 40.5% e mesatares së Nju Jork -ut).

Në raport me vetveten, Shqipëria nuk është bërë më e lirë për të jetuar në vitin 2022, por çmimet në New York janë rritur me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

“Numbeo” përllogarit kostot e jetesës kudo në botë në raport me qytetin e Nju Jorkut, që do të thotë se për qytetin e Nju Jorkut, çdo indeks duhet të jetë 100 (%). Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qytet qiratë janë 20% më të shtrenjta se në qytetin e Nju Jorkut. Nëse një qytet ka indeksin e qirasë prej 70, kjo do të thotë se qiraja mesatare në atë qytet është 30% më e lirë se në qytetin e New York-ut.

Në raport më rajonin, Shqipëria ishte vendi më i shtrenjtë pas Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës, teksa më të lira se Shqipëria ishin Maqedonia e Veriut dhe Kosova (shih grafikun bashkëngjitur).

Kosova, në vendin e 134, është më e lira në Europë dhe ndër 6 më të lirët në botë, me 27% të mesatares së Nju Jorkut.

Numbeo përllogarit se kostot mujore të një familje me katër anëtar në Shqipëri janë 167,392 lekë pa qiranë.

Kostot mujore për një person të vetëm janë 47,720 lekë pa qiranë.

Në krahasim me SHBA, kostoja e jetesës në Shqipëri është mesatarisht 49.05% më e ulët, ndërsa qiraja në Shqipëri është mesatarisht 79.41% më e ulët se në Shtetet e Bashkuara.

Në Tiranë, kosto e jetesës në janar 2022 përllogaritet 7.5% më e lartë se mesatarja kombëtare, pasi kostot mujore të vlerësuara për një familje prej katër anëtarësh janë 179,619.35 lekë pa qira dhe kostot mujore për një person të vetëm janë 50,941.26 lekë, pa qiranë.

Tirana është 61.05% më e lirë se New York-u (pa qira). Qiraja në Tiranë është mesatarisht 88.73% më e ulët se në New York .

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet shpenzimet për restorantet, transportin dhe shërbimet komunale.

Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka. Nëse një qytet ka një indeks të Kostos së Jetesës prej 120, kjo do të thotë se Numbeo ka vlerësuar se është 20% më i shtrenjtë se Nju Jorku (me përjashtim të qirasë).

Në botë, 10 vendet më të shtrenjta janë Bermuda, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Barbados, Jersey, Izraeli, Danimarka, Bahamas, Singapor.

Ndërsa shtetet më të lira janë Algjeria, Kolumbia, India, Afganistani, Pakistani./ Monitor

TË FUNDIT

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...

Balerina ukrainase në frontin e luftës Ukrainë-Rusi

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, kjo e fundit është mbrojtur nga burrat ukrainas të vendosur në vijat e frontit. Mirëpo, në fillimet e...

Rritje e infektimeve me COVID-19, 798 raste të reja brenda javës

Brenda javës, rastet me COVID-19 kanë shënuar një rritje në Kosovë duke arritur 798 raste të reja brenda javës. Përgjatë 24 orëve të fundit janë...