29.8 C
Skopje

Kërkohet “koka” e presidentit Vuçiç!

Radoje Zvicer, personi që donte të vriste presidentin serb do të paguante 1 milionë euro. Krimi që u paralajmërua ishte planifikuar të ndodhte në muajin shkurt sapo të niste fushata zgjedhore.

Emri nuk është bërë ende me dije por ekzekutori është një vrasës profesionist me përvojë të madhe në luftat që ka kaluar vendi i tij e me precizion të paparë në përdorimin e snajperit.

Kanë qenë liderët e klanit “Kavaç”, Radoje Zvicer, i njohur me pseudonimin Miki Plavi Debeli, i cili ndodhet në arrati që kishte punësuar Killer-in. Ka dyshime që ai mund të ketë ikur në vendet e Amerikës Latine, por mendohet se në fakt është më i sigurtë në Mal të Zi. Kjo edhe sepse i ruhet grupit rival që do ta ekzekutojë.

“Zvicer fshihet jo vetëm nga policia, por edhe nga anëtarët e grupit rival, të cilët e mbajnë nën kontroll prej kohësh. Kur i shpëtoi kurthit në Kiev, pasi doli nga spitali, u kthye në Mal të Zi. Ishte vendi më i sigurt për të. Prej aty ai menaxhonte kontrabandën e kokainës. Aty ai kishte mbrojtjen e majës së shtetit,”-thotë burimi për mediat serbe.

TË FUNDIT

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...