Grubi: Periudha e izolimit nga 10 ulet në 7 ditë, mësimi nis me 1 Shkurt

0
54

Në seancën e 7-të me radhë, Qeveria e Republikës aë Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës me të cilin parashihet që izolimi për personat e infektuar me koronavirus, nga 10 ditë, të shkurtohet në 7 ditë. Kështu përmes një shkrimi në faqen e rij zyrtare në facebook ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Sipas Grubit gjithashtu shkurtohet edhe izolimi i personave që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar me Koronavirus.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka informuar se mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm do të fillojë më 1 Shkurt me prezencë fizike në pajtim me mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe rekomandimin e organizatës UNICEF duke apeluar për respektimin e protokoleve për mbrojtje shëndetësore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here