24.8 C
Skopje

Reagon Muamed Sejdini: Shpërthimi para shtëpisë së Dukës, një akt i shëmtuar!

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ka ngjallur reagime nga më të shumtat nga njerëz të skënës së sportit dhe jasht tij. Një reagim nuk ka munguar as nga presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini që njihet edhe si mik shumë i afërt i Dukës.

Sejdini ngjarjen e rëndë e ka quajtur akt të shëmtuar, duke thënë se ky është sulm ndaj futbollit shqiptar dhe në fakt sulm ndaj Anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, njeriut që mes tjerash bërë që Tirana këtë vit të pret finalen e Conference League.

Postimi i plotë i Muamed Sejdinit:

Shpërthimi para shtëpisë së Armando Dukës, një akt i shëmtuar

Nuk dua të mendoj me konspiracion për një lidhje ndërmjet aksioneve të fundit të njerëzve të politikës dhe shpërthimit me tritol para shtëpisë së presidentit të FSHF-së, por nuk qëndroj dot indiferent ndaj një veprimi të tillë të shëmtuar. Mbrëmë në fakt u sulmua Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, njeriu që mes tjerash bëri që Tirana këtë vit të paktën për një ditë të jetë qendra e futbollit europian me pritjen e finales së Conference League. Impaktit që kjo ndeshje do t’i jep Tiranës dhe Shqipërisë, sigurisht nuk i bëjnë nder aktet si ky i mbrëmshmi.

E mira e vetme e gjithë këtij akti të shëmtuar është se gjithçka kaloi pa lëndime e as që dua ta mendoj, larg qoftë të kishte viktima në njerëz.

Por dëmi gjithsesi se është i madh, posaçërisht nëse llogarisim me syrin e çdo qytetari jashta Shqipërisë e që në aktin e mbrëmshëm shikojnë sulm ndaj futbollit shqiptar.

TË FUNDIT

Vajza e Lutfi Hazirit na prezanton të dashurin

Kënga Haziri para pak çastesh publikoi një fotografi të re. Ajo në krah ka partnerin e saj të cilin nuk i ka etiketuar emrin. Megjithatë ata...

Nuredini: Problemin me mbeturinat do ta zgjidhim me paratë nga BERZH-i

Me paratë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ndërtohen landfille rajonale me stacione transferimi dhe do të prokurohen kontejnerë dhe kamionë...

Grubi: Ftoj shqiptarët e Luginës masovikisht ta përkrahin Shaip Kamberin

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka bërë thirrje për ta përkrahur Shaip Kamberin, nga të gjithë shqiptarët e Luginës që edhe njëherë të merr vend...

Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për ta përkrahur Shaip Kamberin nga Lugina dhe koalicionin "Koalicioni i shqiptarëve të Luginës" i cili...

Besimi: Qytetarët të shpenzojnë energjinë, çmimet nuk janë të qëndrueshme në këtë nivel

Gjatë Covid-it, u fol për një normalitet të ri ekonomik për të kaluar kriza të ndryshme, pas inflacionit Covid dhe tani lufta në Ukrainë....