Ministri Shaqiri nga Sofja: Ky është fillim i mbarë për bashkëpunimin në sferën e arsimit dhe shkencës

0
93

Pas përfundimit të seancës plenare të mbledhjeve të dy Qeverive në Sofje punimet vijuan në seanca të komisioneve përkatëse. Pas seancave të komisioneve, në prononcime ekskluzive për Indeks.mk japin sqarime mbi takimet.

Duke vlerësuar seancën e parë të mbledhjes së përbashkët mes dy Qeverive, ministri i Arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri në një prononcim ekskluziv për Indeks.mk shton se është i kënaqur nga takimet.

“Seancën e parë e vlersoj pozitivisht jam shumë i kënaqur nga takimet të cilat janë analizuar në mbledhjen e përbashkët midis dy Qeverive ku pata mundësi të takoj edhe Ministrin Denkov Ministrin e Arsimit dhe shkencës nga Republika e Bullgarisë me të cilin kjo seancë dhe në periudhën e ardhshme kohore do të kemi bashkëpunim të frytshëm në aspektin e bashkëpunimit të institucioneve të arsimit në vendin tonë dhe besoj që kjo është një fillim i mbarë për të zhvilluar më tutje bashkëpunimin tonë të përbashkët”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe shkencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here