Ministri Bekteshi nga Sofja: Kemi rezultate konkrete në kuadër të grupit të punës për ekonomi dhe shkëmbim tregtar

0
110

Pas përfundimit të seancës plenare të mbledhjeve të dy Qeverive në Sofje punimet vijuan në seanca të komisioneve përkatëse. Pas seancave të komisioneve, në prononcime ekskluzive për Indeks.mk japin sqarime mbi takimet.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vlerëson se është një pikënisje e mirë kjo vizitë dhe mbledhja e përbashkët e qeverive në Sofje për të harmonizuar gjithë legjislacionin.

“Konsideroj që është një pikënisje shumë e mirë marrë parasysh që në pjesën e grupës së punës në kuadër të ekonomisë dhe rritjes së shkëmbimit tregtar më kemi vetëm rezultate konkrete. Sot nënshkruam edhe memorandumin sa i përket bashkëpunimit të sipërmarrjeve të vogla në Maqedoninë e Veriut dhe Republikës së Bullgarisë e cila më pastaj do të pasojë edhe me organizimin e evenimenteve të ndryshme të cilat do të ndikojnë edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar midis dy vendeve. Mendoj që në vijim do të kemi shumë punë që të harmonizojmë të gjithë legjislacionin me ndihmën teknike të cilën më vetëm se na ofron Republika e Bullgarisë në kuadër të kapitujve të cilat ne i përmbushim si Ministri e Ekonomisë dhe presim që pikërisht takime të tilla të japin fryte në një afat sa më të shkurtër”, shtoi kështu për Indeks.mk ministri Bekteshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here