Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në rrjetin social Facebook ka njoftuar opinionin e gjerë për takimin e zhvilluar me presidentin bullgar Radev.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Bullgarisë realizuam takim edhe me presidentin bullgar, Rumen Radev.
Presidenti Radev përshëndeti realizimin e sotëm të seancës së përbashkët mes qeverive tona dhe hapat e ndërmarra për avancimin e bashkëpunimit që epilog duhet të ketë standard më cilësor jetese të qytetarëve të të dyja vendeve, zgjidhje të kontestit dhe integrim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.