Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi ka shprehur përkrahjen për filmin ZGJOI i cili po konkuron për të fituar çmimin e madh Oscar.
“Zgjoi” po i’a del dhe regjisorja Blerta Basholli bashkë me ekipin e filmit po na bën krenar çdo ditë e më shumë, andaj sot po ndajmë bashkë një tjetër lajm fantastik sepse vendosja në listën e ngushtë për çmimin Oskar është sukses për të gjithë.
Ky projekt filmik është i frymëzuar nga një histori e vërtetë ndërsa lidh në bashkëprodhim katër vende si Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Shqipërinë dhe Zvicrën.