22.8 C
Skopje

Shkupjani i humbi 48.000 euro në BigCommerce

Një skandal i fuqishëm tronditë Maqedoninë e Veriun. Brenda 2 muajve të fundit mijëra qytetar arritën të mashtrohen në një lojë on-line në internet me emrin BIGKOMMERCE55888 nga Kina.

Kadriu nga Shkupi ka vendos që të hap zemrën dhe të tregon mashtrimin që e kishte bërë faqja e internetit nga Kina.
“ Një shok i imi para vitit të ri, më tregoi për BIGKOMMERCIN. Më tha se fiton shumë dhe është shumë i kënaqur. Më bindi që të investoj. Unë sa kisha shit arrën e babës 48.000 euro. Sa i morra paret dhe me bismilah thash që të investoj dhe të fitojë edhe mw shumw. Mirëpo pas disa javësh kjo faqe u bllokua. Na u bllokuan parat tona.Nuk di ku të ankohesh. Faqja del se nuk ekziston. Nuk di ku të ankohemi”, shprehet Kadriu nga Shkupi i mërzitur tej mase duke ju dridhur edhe duart nga shqetësimi, madje duke shprehur pesimizmin e madh se nuk dëshiron edhe të jeton, pas kësaj humbje të madhe.

Ndryshe, jozyrtarishtë në këtë lojë qytetarët nga Maqedonia e Veriut kanë humbur 80.000.000 euro.

Qytetarët u antarsuan në këtë lojë me shpresën më të madhe se do të fitojnë on-line shuma marramendëse.

TË FUNDIT

Shpejtim Bajoku, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen të Oran Të Algjerisë. Megjithëse humbi, Bajoku e ka fituar medaljen...

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...