22.8 C
Skopje

Osmani: Shkupi dhe Sofja kanë interes që Komisioni Historik të jetë më produktiv

Rezultate priten edhe nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria, tha mes tjerash ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në intervistë për “BTV”.

Osmani vlerëson se është mesazh i shkëlqyeshëm që në ditën e parë të punës së qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, vizita e parë ishte nga kryeministri bullgar Kirill Petkov.

“Simbolika është se ne jemi fqinjët më të afërt, por në thelb është në atmosferë pozitive dhe konstruktive, ndërsa në atmosferë të besimit personal është krijuar platformë për vazhdimin e bisedimeve”, sqaroi Osmani.

Osmani tha se në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit priten rezultate nga dyja anët.

“Lidhja rrugore në mes Sofjes dhe Shkupit nuk mund të jetë detyrim vetëm për Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani duke shtuar se obligimi jonë është deri në Kriva Pallankë dhe se vendkalimi kufitar “Klepallo” nga ana jonë ka përfunduar ndërsa pritet nga Bullgaria të përfundoj pjesën e saj.

Në lidhje me punën e Komisionit të përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, Osmani tregoi se vendi deri më tani ka ndërruar dy përfaqësues të tij në këtë organ, duke shtuar se Bullgaria nuk ka ndryshuar përbërjen e saj. Ai thotë se Sofja mund të shfrytëzoj këtë përvojë tonën.

“Të dy shtetet kanë interes që Komisioni të jetë më produktiv”, shtoi shefi i diplomacisë.

I pyetur sesi e sheh vendosjen bullgarëve si popull në Kushtetutën e RMV-së, Osmani thotë se nuk sheh asgjë problematike në vendosjen e cilësdo bashkësi etnike dhe integrimin e saj, por edhe për përgjegjësi dhe besnikëri ndaj shtetit. Ai si shembull e theksoi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Në lidhje me dërgimin e ambasadorit maqedonas në Bullgari, ministri i Punëve të Jashtme tha se plani është në tre javët e para të mandatit të Qeverisë së re të sillet vendim dhe të dërgohet ambasador në Sofje.

“Akoma nuk kemi caktuar emër, por kemi ide dhe mendime për këtë temë, shpresoj se në ditët në vijim unë si ministër të jap propozim”, tha Osmani në intervistë për BTV.

TË FUNDIT

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...