29.8 C
Skopje

Asocciated Press shkruan për skiatoren nga Kosova, Kiana Kryeziu

Mediumi prestigjioz, Asocciated Press, ia ka kushtuar një artikull skiatores kosovare Kiana Kryeziu, e cila do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit.

“Pjesëmarrja në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj Kosovën. Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova në Lojërat Dimërore pasi ka përmbushur standardet e kërkuara, me garat e fundit të zhvilluara në Itali”, shkruan AP.

“Ishte diçka që vërtet nuk e prisja se do të ndodhte kaq herët. Ishte një nga qëllimet e mia më të mëdha, ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani po bëhet realitet”, tha Kryeziu për Associated Press.

17-vjeçarja rrugëtimi i saj tha se nuk ka qenë e lehtë, me shumë stërvitje të vështira dhe vetëm katër orë për t’u çlodhur çdo ditë, plus gjetja e parave në një sport të shtrenjtë.

“Kryeziu mbështetjen e saj kryesore financiare e ka pasur nga sponsorët, por është mirënjohëse edhe për mbështetjen e federatës së skijimit të Kosovës, Komitetit Olimpik dhe Ministrisë së Sportit. Po aq e rëndësishme, “vetëm një telefonatë larg” ishte mbështetja e babait dhe trajnerit të saj”, shkruan tutje AP.

Kryeziu ka filluar të garojë si skiator rreth moshës 10 apo 11-vjeçare.

“E pashë që nëse investoja 10 për qind të kohës time tek ajo, kthimi ishte 110 për qind. Pra, atëherë pashë potencialin tek ajo dhe pashë që ajo mund të bëhej një skiatore e mirë”, tha Visar Kryeziu, babai i Kianës.

Trajnimi i saj, sipas këtij mediumi, mbaroi buxhetin e familjes, por mbështetja financiare nga sponsorët e lejoi atë të stërvitej në Austri dhe Itali, vitin e kaluar.

TË FUNDIT

Grubi: Urime Dita e pavarësisë Amerikë!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar Ditën e pavarësisë së Amerikës. Grubi është shprehur...

Edi Rama uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Rama ka shtuar se Dita e Pavarëssisë së...

ITSHKSH: Shkulja e bredhit të Nënë Terezës, akt barbar!

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e...

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...