Arbër Ademi: BDI e mbështet propozim ligjin për heqjen e Qeverisë teknike

0
68

Koordinatori i grupit parlamentar nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi, përmes një konference për mmedia sot njoftoi se do ta pranojnë propozim ligjin e VMRO-DPMNE-së për ligjin për Qeverinë, me çka, siç pritet, do të shfuqizohet Qeveria teknike.

“Të njëjtin propozim po e shqyrtojmë. Mendojmë se është e rrugës që me konsensus të propozohen zgjidhjet e tilla ligjore, aq më tepër kur kemi parasysh se me një konsensus të gjerë ndërmjet të gjitha partive politike serioze në vend, në vitin 2015-2016 u bën ndryshimet në këtë drejtim. Mendojmë se një praktikë e tillë duhet të ndiqet, një konsensus i gjerë ndëretnik dhe ndërpartiak.

BDI ka arritur në një pikë marrëveshjeje më herët si me LSDM, ashtu edhe me VMRO-DPMNE-në për shfuqizimin e qeverisë teknike, për arsye se është e palogjikshme që një vend anëtarë i NATO-s, një vend aspirant për anëtarë në BE, që pritet të hap negociata me BE, të ketë qeveri teknike për arsye të mosbesimit ndaj institucioneve për realizim të një procesi zgjedhorë”, është shprehur Arbër Ademi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here