Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, në intervistën e dhënë për gazetën Lajm ka thënë se vendi nuk ka nevojë për kriza shtesë dhe nuk ka nevojë për zgjedhje, por ka nevojë për zgjidhje.
“Vlerësojmë që nuk është koha për zgjedhje të parakohshme sepse siç e shihni jemi në mes të një krize energjetike dhe shëndetësore me numra shumë të mëdhenj të të infektuarve. Poashtu, edhe një krizë me emigrantët, por edhe në mes të bisedimeve me palën bullgare rreth zgjidhjes së kontestit dypalësh midis Shkupit dhe Sofjes për çeljen e negociatave me BE-në. Pra, vendi nuk ka nevojë për kriza shtesë dhe nuk ka nevojë për zgjedhje, por ka nevojë për zgjidhje. Sa i përket kërkesës për një njësi zgjedhore, jemi të hapur për të diskutuar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por ky ndryshim duhet patjetër të jetë me pajtueshmërinë e të gjitha palëve sepse i përcakton rregullat e lojës për të gjitha partitë politike në proces zgjedhor dhe duhet të ketë një pajtueshmëri të gjerë. Ta gjejmë formulën e duhur që të gjithë të dalim fitues dhe të jenë të pajtueshmëri për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.”, është shprehu Grubi