22.8 C
Skopje

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të OSBE-së për çështje të minoriteteve, ambasadorin Kairat Abdrakhmanov.

Grubi dhe Abdrakhmanov gjatë këtij takimi diskutuan rreth lirive dhe të drejtave të njeriut, për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut mund të merret si shembull jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Në këtë frymë Grubi i tha komisionarit Abdrakhmanov se Maqedonia e Veriut ka realizuar Marrëveshjen e Ohrit nga e cila buruan të drejtat dhe liritë për të gjithë etnitetet jo shumicë në vend. Krahas Marrëveshjes së Ohrit, Grubi dhe Abdrakhmanov biseduan edhe për Marrëveshjen e Prespës si dhe atë të fqinjësisë së mirë me Republikën e Bullgarisë.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi propozoi themelimin e Institutit për parandalim të konflikteve në kuadër të ministrisë për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në bashkëpunim të afërt me zyrën e OSBE-së për të promovuar praktikat pozitive të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, me ç’rast komisioniari Abdrakhmanov e pranoi me entuziazëm këtë iniciativë bashkëpunimi.

Gjatë bisedës me komisionarin Abdrakhmanov, zëvënedëskryeministri i parë Grubi ka theksuar edhe prioritetet e Qeverisë gjatë këtij mandati, përkatësisht aktivitetet që duhet të ndërmerr Republika e Maqedonisë së Veriut para fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Grubi dhe Abdrakhmanov biseduan edhe për rolin që ka OSBE në të gjitha proceset demokratike, por edhe sfidat dhe përparësitë që Maqedonia e Veriut do t’i ketë gjatë kryesimit me OSBE-në.

Kryesimi me OSBE-në për RMV-në përfaqëson një proces transformues pasi që me këtë bëhemi kontribuues i politikave në nivel botëror.


TË FUNDIT

Merko: Dita e pavarësisë së SHBA-së është moment kyç për demokracinë dhe historinë botërore

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko uron 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e pavarësisë së...

Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook...

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski sot takon Selën

Vazhdojnë konsultimet për propozimin francez për fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Për sot në orën 11...

Ganiu: Sot po festojmë ditëlindjen e 246 të djepit të demokracisë, lirisë e prosperitetit

Kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu ka uruar ditëlindjen e 246 të Amerikës. Sipas Ganiut, kjo festë sa ka rëndësi për amerikanët po aq...