31.8 C
Skopje

Biseda e Ahmetit me kryeministrin Bullgar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahemeti pas takimit me kryeministrin bullgar në konferencë për shtyp theksoi se ka uruar atë për postin e ri dhe sukses, sidomos në marrëdhënies mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Dy vendet jemi në proces shumë të rëndësishëm, të dy vendet kanë nevojë të jashtëzakonshme për të relaksuar raportet. Kemi folur shumë hapur për temat të cilat kërkojnë zgjidhje, por njëherit edhe guxim sepse nuk duhet të përfshihemi nga emocionet, por të jemi racional. Biseduam edhe për korridorin 8 si një korridor i cili afron dy brigje, tre kryeqytete”, tha Ahmeti.

Ai u shpreh janë dakorduar që të ndërtohet korridori sa më parë si ai automobilistik ashtu edhe ai hekurudhor.

“U dakorduam të kemi bashkëpunim dhe komunikim në të gjitha fushat, si në ekonomi, investime ashtu edhe në kulturë. Qëllimi ynë mbetet gjithmonë që Republika e Maqedonisë së Veriut të hap negociatat për anëtarësim në BE. Të gjithë e dime se pa u mbull kontesti apo dallimet që ekzistojnë mes Shkupit dhe Sofjes se janë pengesë, por unë sot pash një vullnet të fortë te kryeministri bullgar që kjo çështje të merr epilog dhe sa më parë të gjendet zgjidhje e pranueshme për palët dhe ne të çelim negociatat në qershor të këtij viti”, u shpreh Ahmeti.

TË FUNDIT

Nafta nga mesnata më lirë në Maqedoni, ja si do jenë çmimet

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që të lirojë për 2.50 denarë çmimin e dizelit, ndërsa nuk ka ndryshim...

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...