Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e re, e përbashkët, për një të ardhme më të mirë.
Para nesh janë sfidat e mëdha në shumë sfera si në atë të energjetikës, planin ekonomik dhe shëndetësor dhe shumë problematika tjera të cilat qytetarët presin t’i zgjidhim.