Apasiev, partneri i Taravarit, Selës dhe Hoxhës: Unë nuk dua të dëgjoj gjuhën shqipe, flisni maqedonisht

0
74

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi i replikoi Apasievit duke thënë se gjithmonë ai dhe partia e tij kanë qenë kundër asaj që shteti ynë të shkoj përpara, duke mos përkrahur Marrëveshjen e Ohrit, Prespës, fqinjësinë e mirë dhe duke aluduar për çnjohjen e Kosovës.

Apasiev replikoi duke thënë: “Nuk dua ta dëgjoj gjuhën shqipe, flisni maqedonisht!”

Edhe njëherë Apasiev e shprehu qartë urrejtjen që ka për gjuhën shqipe dhe shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rikujtojmë se vetëm para një periudhe të shkurtë Apasievi ishte ulur në një tavolinë me shqiptarët e partive politike për të bërë marrëveshje që ai të bëhej pjesë e një Qeverie të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here