Mijalkov me Covid-19, nuk u paraqit në gjykatë

0
62

Biznesmeni Orce Kamçev sot për herë të parë pa shoqërim policor është paraqitur në Gjykatën Penale, në seancën për “Parcelat në Vodno”, pas lirimit nga paraburgimi dhjetë ditë më parë, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, nuk është paraqitur në gjykim. Ai ishte i infektuar me kovid-19, për shkak të të cilit ndodhet në izolim që nga 10 janari, ndërsa të sëmurë ishin edhe tre avokatë.

Mijalkov pozitiv me koronavirus ishte edhe në tetor 2020.

Ai u lirua nga paraburgimi pak para Vitit të Ri.

Seanca e radhës është caktuar për më 24 janar.

Sipas aktakuzës për “Parcelat në Vodno”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, nga viti 2006 deri në vitin 2012, si kryetar i VMRO-DPMNE-së, një pjesë të donacioneve partiake që i kishte marrë personalisht ose përmes komiteteve komunale, i ka mbajtur për vete duke mbledhur të paktën 1.3 milionë euro.

Nga tetori 2012 deri në shtator 2013, paratë i ka shpenzuar duke blerë tokë ndërtimore në Vodno.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here