Merko priti në takim përfaqësuesit e Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial

0
63
Zëvendës drejtori z. Pajazit Lika dhe përfaqësues të tjerë nga Drejtoria për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial ishin sot të ftuar të kryetari Ramis Merko.
Në takim u diskutua për konceptin e zonave të lira ekonomike, me qëllim të arritjes së një zone zhvillimore industriale për zhvillim të balancuar ekonomik në rajonin e Strugës.
Për të mirën e qytetarëve të Komunës së Strugës, natyrisht, kryetari Merko kërkoi bashkëpunim më të ndërsjelltë nga Drejtoria e ZLE-së dhe sigurisht edhe nga kompanitë që operojnë në rajonin tonë.
Sepse edhe qëllimi i këtyre investimeve dhe përkrahja e dhënë ishte që Kompanitë Magna International dhe ODV Elektrik të ofrojnë vende pune për qytetarët e Strugës dhe zhvillim ekonomik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here