Si duket problemi me kafshët endacake dhe të lëna pas dore nga pronarë të papërgjegjshëm duket larg zgjidhjes në komunën e Tetovës.
Derisa pak muaj më parë qyteti përballej me problemin e qenve endacak, mëngjesi i sotëm ka zbardhur me një grumbull kafshë tjera përfshirë këtu kuaj të cilët kanë kullotur në sheshin e qytetit të Tetovës.
Gjë kjo që sjellë një papërgjegjësi të madhe tek organet komunale të cilët para zgjedhjeve zotoheshin se do të zgjidhin këtë problem, e sot heshtin!