Presidenti Meta sot takon krerët e lartë shtetëror të RMV-s

0
76

Presidenti i Shqipërisë Ilir Metës, i cili prej dje po qëndron për vizitë zyrtare tre ditore në Maqedoninë e Veriut, do të takohet me krerët më të lartë shtetërore në vend, transmeton Portalb.mk.

Meta fillimisht do të zhvillojë takim me homologun e tij Stevo Pendarovski. Pendarovski do ta presë Metën në takim në kabinetin e tij në orën 09:30.

Në orën 11:00 Ilir Meta do të ligjërojë mbi temën “Shqiptarët në mileniumin e ri – sfidat dhe perspektivat” në Institutin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Më pas, Meta, do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi në orën 13:30.

Ndërkohë, për këtë shkak të vizitës së tij komunikacioni në qytetin e Shkupit këto tre ditë, gjegjësisht deri nesër, do të jetë i kufizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here