Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka pritur Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta. Në këtë takim u fol për Korridorin 8, Qeverinë e re në RMV dhe zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Sot mirëprita Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Bashkëbiseduam për Korridorin 8 dhe rëndësinë që ka për vendet tona.
Temë tjetër diskutimi ishte edhe Qeveria e re në vendin tonë, ku z. Meta më uroi suksese dhe tha se si shtet mik urojnë që sa më shpejtë të zgjidhet kontesti me Bullgarinë dhe të ecim së bashku drejt Bashkimit Europian.