32.8 C
Skopje

Kasami konfirmon mungesën e ujit: Edhe dy muaj probleme me ujin në Tetovë

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami e ka konfirmuar mungesën e ujit edhe atë për dy muajt e ardhshëm. Më poshtë e keni statusin e plotë të cilin e ka shpërndarë Kasami në Facebook.

Të dashur tetovarë, gjatë kësaj periudhe të ftohtë dimri, ne ballafaqohemi me problemin e mospasjes së ujit nëpër shtepitë tona. E gjithë kjo si pasojë e defekteve që na paraqiten kohë pas kohe, ndërsa kjo vjen nga investimi joadekuat duke mos i respektuar standardet e nevojshme për këtë ujësjellës.

Përmes këtij njoftimi nuk shfajësohemi nga obligimet dhe përgjegjësitë që i kemi marrë nga verdikti Juaj, por me sinqeritetin më të madh dua që ky njoftim të shërbej si informacion për situaten reale në të cilën ndodhemi bashkërisht.

Në vazhdimësi jemi ballafaquar me defekte të njëpasnjëshme, ndërsa gjithashtu shpreh falënderimet e mia për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale, të cilet në vazhdimësi janë nëpër majat e Malit Sharr duke u munduar dhe duke dhëne maksimumin e tyre, me ato pak kushte që kanë. Gjatë këtyre ditëve duke sanuar një problem mjaft te veshtirë, sot ballafaqohemi me një problem tjetër, në një pikë tjetër të rrjetit të ujit.

Në rrethanat në të cilat gjendemi në vazhdimësi, unë kërkoj mirëkuptimin dhe durimin Tuaj që këto 2 muaj të mundohemi t’i tejkalojmë këto kushte. Ndërsa dua të ju siguroj se gjatë stinës së pranverës dhe zbutjen e kushteve klimatike, do të fillojmë edhe me riparimin e tërësishëm te rrjetit të ujit, dhe ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

TË FUNDIT

Kurti vizitoi bujqit e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka komentuar për kohën e të korrave në Kosovë. Kurti u...

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20...

Në V.K. “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet deri në 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend prej VK “Tabanocë” për hyrje është rreth 20-30 minuta,...

Digjet një shtëpi në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Pejës. Nuk dihet ende për numrin e të lënduarve apo shkaktarin e...