A po identifikon veten Taravari me Hitlerin

0
126

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar një tregim nga historia e që ka të bëjë me Luftën e dytë Botërore dhe me pushtetin, shkruan TetovaSot.

Taravari tregon se si Hitleri ka kundërshtuar kategorikisht rekomandimet e komandatit të tij për tërhqeje nga lufta nën arsyetimin se po vriten shumë njerëz të pafajshëm, midis tyre edhe fëmijë, duke thënë se meqë populli e ka votuar, tani le të durojë edhe vdekjet.

Po çfarë porosie do të përçojë kryetari i Gostivarit, Taravari, duke qenë edhe ai një figurë politike e votuar nga populli, a po e krahason ai veten me famëkeqin Adolf Hitler?

Më poshtë postimi i plotë i Taravarit:

Lufta e Dytë Botërore mund të kishte mbaruar më herët dhe mund të kishin shpëtuar shumë jetë që u shuan si pasojë e çmendurisë së saj.
Në një kohë kur Hitlerit po fillonte t’i zvogëlohej disi forca ushtarake dhe harta e pushtimeve të tij po niste të rrudhej, një nga komandantët e tij e informon për këto punë dhe i kërkon tërheqje nga lufta sepse po vriten shumë njerëz të pafajshëm, midis tyre shumë fëmijë.
Hitleri e kundërshton kategorikisht duke i thënë se meqë populli na votoi ne, tani le të durojë dhe vdekjet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here