Fundviti solli shumë këngë e projekte nga këngëtarët tanë por një potpuri shumë interesante dhe të bukur e solli dhe këngëtari shkupjan Nimet Fetai në bashkëpunim me Fatmir Elezin, projekt ky që po pëlqehet shumë në ditët e para të këtij viti e që vulos një tjetër sukses të këngëtarit në karierën e tij që tashmë është shumë i kërkuar në ahengje të ndryshme familjare.