31.8 C
Skopje

Folk Festi mbyll vitin 2021 me falënderime ndaj dashamirëve të artit dhe kulturës (FOTO)

Pas vetes po lëmë një vit të realizuar mjaft mirë nga i cili po ndahemi të kënaqur nga pritshmëria që kishim, me këtë bëmë që zëri i Folk Festit të jehoj nga të gjitha anët e qyteteve tona dhe dëshmuam për një organizim profesional i cili u ngjason festivaleve të mëdha botërore, jemi jashtëzakonisht të lumtur që arritëm qëllimet tona dhe morëm përgëzime nga shumë njerëz të cilët dinë të vlerësojnë kulturën dhe japin kontribut për këtë gjë.

E të gjitha këto synime, nuk do të mund të realizoheshin pa ndihmën e njerëzve të cilët na qëndruan afër dhe na e zgjatën dorën që të mund të numërojmë të gjitha këto suksese.

Faleminderit nga zemra Aziz Maksuti, Abdul-Selam Selami, Besim Koka dhe Fahrudin Hamidi që ishit pjesë e festivalit tonë dhe na përkrahët në çdo hap, urojmë që artdashësit si puna juaj mos të na mungojnë kurrë dhe urojmë që bashkëpunimi jonë të zgjasë për shumë kohë. Mirënjohjet të cilat ua ndamë, janë shenje falënderimi ndaj jush për të gjithë ndihmën që na e dhatë.

Për vitin që kemi në prag, vizionet tona janë edhe më të mëdha, planet dhe qëllimet tona janë edhe më të fuqishme, andaj urojmë që pikë së pari të kemi shëndet dhe në mënyrë të unifikuar të arrijmë që të shënojmë edhe një vit të suksesshëm i cili do të shënoj histori suksesi në realizimin e ngjarjeve kulturore.

TË FUNDIT

Vlora Dumoshi: Djali im për shkak të Qeverisë Kurti 1 nuk do të kthehet më në Kosovë

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj (Rroni Dumoshi), i...

Vajza e Madonna-s, Lourdes, shfaqet në pistën e modës me kostum të ngushtë në Javën e Modës në Paris

Lourdes Leon, modelja 25-vjeçare, e bija e Madonna-s, eci në pistë gjatë shfaqjes së veshjeve për meshkuj Marine Serre Pranverë Verë 2023 në Javën...

Gashi: Janë bërë shkelje kushtetuese në ligjin për KPK-në

Të mërkurën e 29 qershorit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka informuar se ka bërë kërkesë në Institucionin e Avokatit të Popullit për referimin...