18.8 C
Skopje

Ratkoceri për rolin e ASH-së në Shkup: Qeni i keq ta sjell ujkun në torisht!

Ratkoceri për rolin e ASH-së në Shkup: Qeni i keq ta sjell ujkun në torisht!

Gazetari dhe njëri nga botuesit e gazetës KOHA, Arben Ratkoceri kërkesën e këshillit të qytetit të Shkupit për kthimin e emrave të vjetër të kohës së VMRO-DPMNE-së në kryeqytet përmes një shkrimi në faqen e tij në facebook ua ka faturuar Aleancës së Ziadin Selës duke përdorur thënien e vjetër popullore shqiptare që thotë: “Qeni i keq ta sjell ujkun në torisht!

Ky është postimi i plotë i Ratkocerit:

Llogariteni, sot në Qytetin e Shkupit madje me votat e opozitës shqiptare dhe me propozim të VMRO-së, hyn në rend të ditës ndryshimi i “Vendimit për emrat e rrugëve, shesheve dhe urave” . Kjo iniciativë edhe pse nuk thuhet direkt ka të bëjë me largimin e emrave të personaliteteve shqiptare nga rrugët e bulevardet e Shkupit si Hasan Prishtina, Jusuf Gervalla, Ismail Kadare, Ernest Koliqi, Azem Morana…

Edhe diçka kurrë nuk më kishte shkuar mendja që vjen dita e LSDM do të del në mbrojtje, e opozita shqiptare të votojë “PËR” iniciativën për heqjen e emrave shqip.

P.s si e kanë filluar në qytetin e Shkupit shtrenjtë do me na kushtu hyxhymi i opozitës pas “Komunalecit”!😀

TË FUNDIT

Detajet nga programi milionësh i MCC-së për Kosovën

Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka miratuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh, kanë konfirmuar Qeveria...

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve: Ka grurë nuk duhet të ketë frikë

Drejtori i Shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi, ka deklaruar se Kosova nuk rrezikon të mbesë pa grurë dhe se qytetarët nuk duhet të kenë...