LSDM sot zgjedh mandatarin për Qeverinë e re

0
89

Pasi të enjten Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, filloi afati prej dhjetë ditëve në të cilin presidenti Stevo Pendarovski duhet ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Shefi i shtetit në një intervistë televizive po të njëjtën ditë deklaroi se pret që mandatin mandatarit t’ia japë të martën ose të mërkurën.

“Më duhet edhe një shkresë tjetër, kujt t’ia jap mandatin. Nuk mund ta marr me mend, duhet të marr një letër nga një parti apo parti që duhet të thonë ne kemi shumicën dhe ai është kryeministër. Nuk mund t’ia jap mandatin LSDM-së, duhet ta di kujt ia jap si person, konkretisht personit”, theksoi Pendarovski në intervistën për televizionin Kanal 5.

Për mandatar pritet të propozohet lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Sipas paralajmërimeve, sot do të debatojë Këshilli Qendror i LSDM-së në të cilin Kovaçevski edhe zyrtarisht do të duhej të konfirmohet si kandidat për kryeministër të ri.

Në mbledhjen e KQ do të votohet edhe për zgjedhje të nënkryetarëve të rinj, sekretarit të përgjithshëm dhe Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, por jo edhe për funksionet ministrore në kabinetin e ri qeveritar.

Presidenti i shtetit Pendarovski konsideron se Kovaçevski është i panjohur në politikë sepse nuk ishte në pozita më parë, por konsideron se duhet t’i jepet mundësia.

“Duhet t’i jepet shans. Është fakt se ka përvojë të pasur akademike, ka vite dhe vite përvojë partiake në LSDM, atje e njohin. Mendoj se ka lidhje me grupacione të llojllojshme të cilët ekzistojnë. Mendoj se ka bazë të mirë fillestare”, ka thënë Pendarovski.

Në kushte kur në publik tashmë përmenden anëtarët e rinj të mundshëm të Qeverisë, disa nga ministrat aktual paralajmëruan tërheqje. Kështu, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska që prej para 10 ditëve informoi se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re, pasi para tetë muajve u tërhoq edhe nga funksioni zëvendës-kryetar i LSDM-së.

Pas saj, edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska njoftoi se ka sjellë vendim që të mos marrë pjesë në Qeveri.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi në video intervistën para Vitit të Ri për MIA-n deklaroi se është i gatshëm të mbesë në funksion edhe në qeverinë e re.

“Vlerësoj se çdo bartës i funksionit duhet të kryejë funksionin me përgjegjësi dhe me rezultate të caktuara. Vlerësoj se gjatë periudhës së kaluar jam përpjekur të jem përgjegjës për pozitën të cilën e kam pasur dhe të jap rezultate të caktuara. I ngelet mandatarit të ri të përcaktojë nëse kjo është e mjaftueshme për të qenë bartës i funksionit në përbërjen e ardhshme të qeverisë. Nëse vendimi është që duhet të jem, gjithsesi se do ta pranoj pasi vlerësoj se ndajmë vlera dhe politika të njëjta dhe kjo është kyçe për vendin tonë në këtë moment të mbështesim njëri-tjetrin”, theksoi Bytyqi

Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski të enjten, ishte mysafir në emisionin “Klik plus” në TV 21, deklaroi se konsideron se nuk duhet të jetë pjesë e udhëheqësisë së re të partisë, duke theksuar se në ekipin e ri të partisë duhet të jenë njerëz të rinj të cilët kanë energji dhe vizion më të ndryshëm.

Paraprakisht, të njëjtën ditë, Spasovski në konferencë për media nuk deshi të komentojë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re. “Nuk do të komentoj asgjë, ndërsa për të gjitha ngjarjet e ardhshme në këtë pjesë do të sjell vendim plotësues”, deklaroi Spasovski.

Dikasterin e tij në Qeverinë e re nuk do të mbajë as ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sepse me marrëveshjen me partnerin e ri të koalicionit Alternativën kjo parti do të marrë udhëheqjen me Ministrinë e Shëndetësisë, në krye të së cilës do të ishte Bekim Sali. Alternativa në mënyrë shtresë për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës e emëroi Admirim Galitin, ndërsa për ministër pa dikaster përgjegjës për diasporën Xhemail Çupin.

BDI tashmë paralajmëroi se mbetet në qëndrimin se nuk do të ketë ndryhime të ministrave të tyre, me përjashtim të ministrit aktual të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, dikasterin e të cilit e merr Alternativa dhe i cili do të qëndronte në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Pritet që funksionin ta mbajë edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale dhe Lider i PLD-së, Goran Milevski.

Pasi mandatari ta marrë mandatin për formimin e qeverisë së re, pritet që gjatë gjysmës së parë të muajit të ardhshëm ii Kuvendit t’ia dorëzojë programin për punë dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, pas çka deputetët do të duhet të votojnë për zgjedhje të qeverisë së re. Që të zgjedhet, për kabinetin e propozuar qeveritar duhet të votojnë të paktën 61 deputet. Shumica e re parlamentare e përbërë nga koalicioni i kryesuar nga LSDM, bashkë me BDI-në, Alternativën e PDSH ka 64 deputetë në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here