2.8 C
Skopje

Ganiu: Nxënësit e shkollave të Komunës së Çairit treguan mjeshtërinë në shah

40 fëmijë nga klasa e 5 deri në klasën e 9, nga të gjitha shkollat komunale të Çairit, sot dhanë edhe një shembull të shkëlqyeshëm duke treguar mjeshtëritë e tyre në Turneun e shahut të të Rinjve në Komunën e Çairit.
Turneu që u mbajt në SHFK “Adem Jashari”, u ndoq nga afër nga dy gjyqtarë profesionistë të shahut. Ndërsa, me këtë rast përçova porosinë deri tek fëmijët se shahu është një nga lojërat më të çmueshme strategjike që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe edukimin e tyre.
Ndryshe, kjo ngjarje e komunikimit me komunitetin është pjesë e projektit “Forcimi i qëndrueshmërisë së komuniteteve lokale ndaj ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut (Faza 2)”, ndërsa realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Çairit, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Centre for Common Ground. Në turneun e sotëm ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në vend.

TË FUNDIT

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Petkov në Shkup vjen...

Grubi: Gjysmëvjetori i dytë shkollor fillon me 1 shkurt

Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt. Kështu ka informuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes...

Zëvendëskryeministri i parë Grubi: Qeveria e re fillon punë menjëherë, na pret e ardhme më e mirë

Aktivitetet e ditës i vazhduam me vizitën tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Qeveria e re fillon me punë menjëherë sepse vjen një kohë e...

Sheshi i Laçit merr emrin e Presidentit turk, “Sheshi Erdogan”

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Reccep Tayip Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të...

Grubi: 17 janari i Skënderbeut është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë të pastër kombëtare

17 Janari i Skenderbeut, i 40 vjetorit të LPK-së dhe i vëllezërve Gërvalla me Kadri Zekën është dëshmia më e mirë e gjenezës sonë...