22.8 C
Skopje

Në 32-vjetorin e LDK-së dhe në kujtim të arkitektit, çlirimtarit dhe themeluesit të shtetit të Kosovës

Në fundvitin 1989, kur po fikeshin të gjitha dritat e shpresës nga trysnia barbare e regjimit të Millosheviqit, intelektualët shqiptarë të Kosovës, me në krye dr. Ibrahim Rugovën, asaj kohe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, u shfaqën në skenën publike dhe ia tërhoqën vërejtjen ish-Jugosllavisë, që të mos lejonte Serbinë të shkelte të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës, që pa dëshirën e tyre ishin pjesë konstituive e federatës jugosllave. Kjo bërthamë intelektualësh, pas „Apelit 215” të nënshkruar nga personalitetet më eminentë të kohës dhe ndërlidhjes me masat e gjëra popullore, më 23 dhjetor 1989, themeloi Lidhjen Demokratike të Kosvës, e cila në fakt ishte lëvizje gjithëpopullore e shqiptarëve, përmes së cilës shqiptarët nisën epokën e shkëputjes nga hegjeminia serbe dhe të parët që ia shpërthyen tullumbacen e kuqe diktaturës komuniste.

LDK-ja e Ibrahim Rugovës u bë partia e parë demokratike në gjithë bllokun e vendeve të perandorisë komuniste, së cilës ia imponoi pranimin e detyrueshëm të pluralizmit politik në Ballkan e më gjerë. LDK-ja e Ibrahim Rugovës u shfaq si shpërthim i vrulleve shpirtërore të traditës së lashtë demokratike, që robëria e gjatë dhe rëndë ua kishte mohuar shqiptarëve, por që nuk kishte arritur t’ua shuante. Përkundrazi, idealet demokratike ishin kristalizuar dhe bërë forcë qëndrese dhe shprese për daljen nga zgjedha e huaj.

Vizionari epokal Ibrahim Rugovës LDK-s i dha nisje me slloganin „Liri-Demokraci” duke proklamuar „Jo dhunë” dhe duke qartësuar ecjen paqësore për „Kosovën e lirë” nëpër shtegun „Me laps në Evropë”! LDK-ja e Ibrahim Rugovës edhe pse u shfaq si parti, që në hapin e parë ajo mori edhe përgjegjësinë e qeverisjes shtetërore të Kosovës, krijoi dhe e funksionalizoi sistemin paralel të strukturave institucionece qeverisëse shqiptare, nga ato lokale e deri te ato qendrore.

Pra, u shkëput nga pushteti serbosllav dhe mori mbi vete të gjitha proceset ekzistenciale të popullit shqiptar, që i ushtroi me mjaft sukses, duke qëndruar e palëkundur me forcat e veta brenda trusnive drakonike që i bëheshin për ta penguar. Me strategun vizionar, dr. Ibrahim Rugovën në krye, shqiptarët më shumë sukses ia arritën objektivit kryesor histori – hapjen cështjes së statusit të Kosovës, që po mbahej peng në kuadër të Serbisë, së cilës ia kishte dhuruar ish-Jugosllavia titiste.

Ibrahim Rugova që në nismë e thotë hapur: „Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet ndryshe”. Kjo ishte kthesa epokale e historisë së shqiptarëve të kosovës, për të cilët u hap shtegu për ecjen drejtë clirimit të vendit. Me një qasje të vëmendshme ndaj kushteve dhe rrethanave të kohës, ballafaqimin kundwr dhunën me “mjete paqësore”, e akceptoi arkitekti i demokracisë moderne ballkanike, dr. Ibrahim Rugova, dhe populli shqiptar i Kosovës e pranoi dhe e implementoi unanimisht , me përsosmëri apsolute, në jetën e përdishme dhe në funksion të clirimit të vendit.

Në këtë pikëpamje, roli dhe rëndësia e LDK-s së Ibrahim Rugovës ka qenë vendimtare: ringjalli shpresën dhe riktheu besimin e shqiptarëve në vetvete, i faktorizoi shqiptarët duke afirmuar cështjen e Kosovës dhe problemet e shqiptarëve me Serbinë. Kështu Rugova përfitoi besimin e kancelarive më të fuqishme botërore, duke i bindur ato që, shqiptarët e Kosovës e meritojnë ndihmën e botës demokratike. Roli i jshtëzakonshëm i Ibrahim Rugovës ka ardhur në shprehje vecanërisht, kur nuk ka lejuar manipulimin e shqiptarëve dhe shfrytëzimin e tyre për interesat e huaja.

Apetitet e filozofisë luftarake ballkanike, të sakrifikimit të popujve fqinj në rastet e konflikteve ndëretnike, Ibrahim Rugova i kupton dhe i përjashton nga strategjia shqiptare. Pa hamendjhe, rrept dhe saktë, Ibrahim Rugova nuk lejon hapjen e frontit të luftës në Kosovë, kur shpërthen lufta në Kroaci e në Bosnje e Hercegovinë dhe këto dy vende fort insistojnë përfshirjen e Kosovës në konflikt. Personalisht Ibrahim Rugova decidivisht thot: Jo! Nuk është kjo lufta jonë. Për këtë qëndrim janë dhënë dhe vazhdojnë të jepen vlerësime nga më të ndryshmet, shumë prej tyre krejtësisht primitive, banale dhe qëllimkëqija. Nuk e meritonte Kosova që të bëhej mish për top, për të tjerët.

Rugova kishte zgjedhur udhë tjetër të arritjes së objektivit historik, atë të rrezistëncës paqësore, deri në momentin kur do të duhej që të veprohej ndryshe! Ibrahim Rugova ngjesh mjetet paqësore, seriozisht dhe vendosmërisht, por duke mos e përjashtuar as luftën e armatosur, nëse për këtë do të ishim „të detyruar”! Në filimin e vitit 1991, Rugova e thekson botërisht mbrojtjen e “pragut të shtëpisë”, ndërsa më vonë e themelohet edhe Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, që dëshmojnë se Rugova po hynte në luftën e armatosur me Serbinë. Heretikët dhe bashibozukët mund të flasin cfarë të duan, por, nuk mund të mos e pranojnë se, aktivizimi i mekanizmit të NATO-s për sulme kundër Serbisë, ka ndodhur nga miqtë e Ibrahim Rugovës dhe angazhimet e palodhshme në qarqet e politikës dhe diplomacis botërore.

Pas luftës, që në zgjedhjet e para të lira, edhe pse në kushte e rrethana tepër të ndërlikuara, populli votoi Ibrahim Rugovës, sepse e kishte të qartë se ishte faktori kryesor i mposhtjës së okupimt, i clirimit të vendit dhe i krijimit të Kosovës shtet demokratik, i lirë dhe i pavarur, që besojmë se, do të jetë përgjithmonë vendi i demokracisë së vërtetë. Skënder Zogaj

WWW.GAZETA.MK

TË FUNDIT

Shpejtim Bajoku, i bronztë në Lojërat Mesdhetare

Boksieri Shpejtim Bajoku është ndalur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen të Oran Të Algjerisë. Megjithëse humbi, Bajoku e ka fituar medaljen...

Ahmeti uron Kamberin: Shqiptarët e Luginës qëndruan bashkë, kaluan obstruksionet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberi për zgjedhjen e tij deputet. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së...

MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për të premten e një korrikut. Çmimi maksimal i lejuar...

Çfarë ndodhi me Travis Barker? Bateristi i Blink-182 u dërgua me urgjencë në spital i shoqëruar nga Kourtney Kardashian

Bateristit Blink-182 u dërgua me urgjencë  në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me Kourtney Kardashian. Travis Barker është dërguar me urgjencë...