Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramis Merko sot doli në terren për të ndjekur punimet e vazhdimësisë së projektit kapital për ndërtimin e tubacionit për furnizim me ujë të pijshëm dhe më kualitativ, zëvendësimin e tubacioneve të azbestit si dhe ndarjen e sasive të duhura me ujë për vendbanimet rurale.
Ky projekt kapital për qytetin dhe rrethinën, kërkon profesionalizëm në realizim, me tubacion F600, të kualitetit më të lartë për furnizim me ujë si dhe presion deri në 10 bar. I njëjti do të degëzohet dhe shpërndahet në drejtime të tjera, ku do të përfshihet i gjithë qyteti në të dy drejtimet dhe atë nga pjesa e liqenit dhe nga pjesa e magjistrales, deri te lumi Sateska.