Kuvendi i RMV-s vendosi: E diela ditë jo pune!

0
97

Me 62 vota “për” dhe asnjë kundër deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriu miratuan Ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhënie pune me të cilat e diela bëhet ditë për pushim javor, transmeton Portalb.mk.

“E diela ditë jopune është realitet. Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e përmbushën premtimin që ua dhanë punëtorëve. Nga 1 janari, e diela do të jetë për pushim javor për 92% të punëtorëve”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska me rastin e votimit të Ligjin për marrëdhënie pune me të cilin përcaktohet e diela si ditë jopune.

Ministrja Shahpaska tha se me këtë ligj mundësohet vendosja e baraspeshën mes jetës profesionale dhe private të punëtorëve, si parakusht për motivimin e tyre dhe efikasitet më të madh në vendin e punës.

“Punëtorët janë kapitali ynë më i madh. Puna e tyre duhet të respektohet dhe vlerësohet. Për këtë, ata që do të angazhohen në veprimtaritë të cilët për shkak të procesit tekniko – teknologjike nuk guxojnë të ndërpriten, do të marrin më së paku 50 % mëditje më të lartë për punë të dielën dhe ditë të lirë që do të mund ta shfrytëzojnë në shtatë ditët e ardhshme. Mosrespektimin e këtij ligji e vërteton Inspektorati Shtetëror i Punës dhe punëdhënësve që e shkelin ligjin u ndalohet puna prej 15 ditëve, ndërsa nëse e përsëritin shkeljen në afat prej një viti, ndalesa për punë do të jetë 30 ditë. Në periudhat e ndalesës për punë, punëdhënësi do të ketë për obligim që punëtorëve t’u paguhet kompensim të pagës në vlerën e pagës”, tha Shahpaska.

Ajo shtoi se, të punësuarit në qendrat tregtare që do të punojnë të dielën, do të marrin mëditje dyfish më të lartë, përkatësisht mëditje të rritur për 100%. Ndërsa, 2% e fitimit të realizuar në qendrat tregtare në vitin e kaluar për punë të dielën dhe festa do të dedikohet për ndërtim të kopshteve të reja për fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here